Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I FFK-së

“Fadil Vokrri” përsëri në “rregullim”, nuk ka ndeshje deri më 15 tetor!

Pamje nga fusha e "Fadil Vokrrit" para ndeshjes Kosova-Rumania

“Fadil Vokrri” përsëri në “rregullim”, nuk ka ndeshje deri më 15 tetor!


12 September, 2024 @11:08

Një video njoftim i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se fusha e lojës në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbyllet si për stërvitje ashtu edhe për ndeshje deri më 15 tetor!

Në fakt, prej sot për 25 ditë stadiumi do të nis një proces intensiv të mirëmbajtjes ashtu që të shfaqet bari natyral aty, për të qenë ashtu siç duhet. Kjo gjë vërteton fjalët e lëshuara të lojtarit të Legias dhe të kombëtares rumune, që ishin mysafir të Dritës në kualifikime për Ligë të Konferencës dhe duelin e Ligës së Kombeve përkatësisht.

“Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj.
Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.
Aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës më 15 tetor”,
bëri të ditur FFK-ja.

Kjo do të thotë që KF Prishtina sërish do të duhet të zhvendoset për ndeshjet e Superligës, ndërsa deri në përballjen e radhës të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve, “Fadil Vokrr” do të jetë me punime shtesë. Futbollistët e Kosovës në tetor do të jenë mysafir të Lituanisë më 12 tetor, ndërsa pret Qipron në “Fadil Vokrri” më 15 tetor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga