MVP

foto: Jetmir Idrizi/ Express
Shpëtim Idrizi, futbollist i vitit
8 January, 2013 @18:22
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2012. Sipas votave të trajnerëve, futbollisti më i mirë i vitit është emërtuar kapiteni i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, i cili ishtë në konkurrencë të ngushtë me Besnik Krasniqin e Prishtinës. Çmimin e futbollistit më të mirë Idrizit ia dorëzoi kryetari i FSHF-së Armando Duka dhe ai i FFK-së Fadil Vokrri.
Klubi më i mirë u zgjedh KF Prishtina, ndërsa trajneri më i mirë u emërtua Rafet Prekazi i Trepçës ‘89.
Më poshtë është lista e disa prej çmimeve të ndara për laureatët e vitit 2012 nga FFK:
Futbollisti më i mirë: Shpëtim Idrizi - Trepça ‘89
Klubi më i mirë: KF Prishtina
Klubi më i mirë në futsall: Liburni
Futbollisti më i mirë në futsall: Ramadan Alaj
Golashënuesi më i mirë në futsall: Ramadan Alaj
Klubi më i mirë në kategorinë e femrave: Kosova (Prishtinë)
Futbollistja më e mirë: Qëndresa Krasniqi - Prishtina
Klubi më Fair-Play: KF Istogu
Golashënuesi më i mirë: Berat Hyseni - Drenica
Portieri më i mirë: Enis Manxholli - Trepça ‘89
Trajneri më i mirë: Rafet Prekazi
Gjyqtari më i mirë: Përparim Hasani
Dhjetë futbollistët më të mirë:
1. Shpëtim Idrizi - Trepça ‘89
2. Besnik Krasniqi - Prishtina
3. Fillim Guraziu - Hajvalia
4. Mentor Mazrekaj - Prishtina
5. Leonit Abazi - Drita
6. Enis Manxholli - Trepça ‘89
7. Shpëtim Babaj - Trepça
8. Bajram Jashanica - Hysi
9. Enis Zabërxha - Trepça
10. Atdhe Gashi - Vëllaznimi