Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA CONFERENCE LEAGUE

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

Foto: FC Ballkani

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje


3 August, 2023 @23:59

Mbrëmë 3 skuadrat kosovare i luajtën ndeshjet e tyre kthyese përkatëse në UEFA Conference League.

Nga gara u eliminuan Drita e Dukagjini, kurse kualifikimin në raundin tjetër e siguroi Ballkani i Suharekës.

Pas barazimit 0-0 në Çeki ndaj një kundërshtari tejet të fortë si Plzen, Drita luajti mjaft mirë edhe mbrëmë në Prishtinë. Fatkeqsisht, gjilanasit u eliminuan nga një gol i pranuar krejt në fund dhe ndeshja përfundoi 1-2 për çekët.

Në sezonin debutues në Evropë, Dukagjini u eliminua nga Rijeka kroate. Dukagjini ishte mposhtur 0-1 në Prishtinë javën e kaluar, e mbrëmë në Kroaci klinasit u mposhtën 6-1, për ta mbyllur kështu aventurën e sivjetme historike në Evropë.

Ndërkohë, tutje kaloi Ballkani, që e mposhti Larnen 1-4 si mysafir, për ta çuar rezultatin total të dy ndeshjeve në 7-1, pasi që në Prishtinë kishte fituar 3-0.

Në rrethin tjetër Ballkani do të takohet me skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, përballje të cilën Ballkani e nis duke qenë favorit.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League