Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - RIJEKA

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

Foto: FFK

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka


Teksti: FFK

28 July, 2023 @10:25

Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës kundër skuadrës së njohur kroate, Rijeka, me rezultat të ngushtë, 0:1. Kroatët e kanë mbizotëruar pjesën e parë, kur edhe e kanë realizuar golin e fitores. Ishte minuta e 30-të kur Niko Jankoviq shënoi në portën e Kenan Haxhihamzës. Në pjesën e dytë skuadra e Armend Dallkut pati paraqitje dukshëm më të mirë dhe ishte më këmbëngulëse në drejtim të portës mysafire, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Gjërat për skuadrën nga Klina u vështirësuan në minutën e 62-të, kur Altin Merlaku u përjashtu pas ndëshkimit me kartonin e kuq pas dy të verdhëve. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Rijekë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League