MBROJTËSI
Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina
1 August, 2023 @11:12
Vetëm dy ditë pasi që bëri publike ndarjen me SC Gjilanin, Egzon Sinani është parë me fanellë të Prishtinës. Bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë bërë të ditur se qendërmbrojtësi me përvojë është anëtar i ri i ekipit, ndërsa ai më parë ka luajtur edhe për Llapin e Ballkanin.
Sinani i është bashkuar menjëherë ekipit të Prishtinës që është duke kryer përgatitjet për stinorin e ri në Pogradec të Shqipërisë. Ndërsa Sinani 29-vjeç ka thënë se me ekipin do të luftojnë për gara ndërkombëtare dhe pse jo edhe titullin kampion. ◼️