PRIZREN
Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë
30 July, 2023 @12:12
Sulmuesi i ri i Lirisë, Petrus Junior John, ka debutuar dje me dy gola në miqësoren e parë të paralajmëruar të klubit bardhezi nga Prizreni. Namibiani 23-vjeç ka dhënë dy gola për ekipin e tij të ri në fitoren që ekipi i Nedim Yigit e shënoi ndaj Flamurtarit të Prishtinës, 5-1.
Ndeshja u luajt në Përparim Thaçi, ndërsa pos të përmendurit, në debutim ka shënuar edhe Mërgim Bajrami, ndërsa golat tjera për ekipin i dhanë Edmond Likaj dhe këmbëshpejti i njohur tashmë, Prins Tjiueza.
Kjo ndeshje gjithashtu ka qenë e para e hapur, ku trajneri i ri turk i Lirisë, Yigit, ka parë ekipin e tij në aksion. Liria i është kthyer Superligës pas 4 viteve të kaluara në Ligë të Parë dhe shpreson të mbijetojë suksesshëm aty.◼️