Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS STËRVITJET

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi


29 July, 2023 @11:09

Futbollisti i deritashëm i Gjilanit, Arbnor Ramadani, është kthyer te ish-ekipi i tij, KF Llapi. Dhjetëshja e deritashme e Gjilanit pritet të marrë përsëri 10-shen edhe te ekipi i kaltër i Podujevës.

Klubi i ka besuar atij kontratë 2-vjeçare, ndërsa është prezantuar mbrëmë, duke vënë nënshkrimin për dy stinorët e ardhshëm.

“Pas përfundimit të kontratës me Gjilanin, drejtuesit e klubit me ngulm kanë kërkuar që Noli të jetë vetëm i yni, andaj edhe kemi nënshkruar kontratë të vlefshme për 2-vitet e ardhshme.
Mëngjesin e sotëm ai së bashku me Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella kanë udhëtuar drejt Ohrit dhe menjëherë është vënë në dispozicion të shtabit teknik në përgatitjet për edicionin e ri.
Mirëpresim rikthimin e Nolit në shtëpi duke shpresuar se magjia e tij në fushë dhe golat e jashtëzakonshëm që i realizon, do e ndihmojnë ekipin tonë të arrij objektivat.”
— ka shkruar njoftimi i Llapit. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga