MIQËSORE E SUPERLIGËS NË OHËR
Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim
30 July, 2023 @20:06
Dy skuadrat e Superligës, Llapi dhe Malisheva kanë zhvilluar miqësore sot në kuadër të përgatitjeve për stinorin 2023/24 të Superligës, ndërsa në fund ekipet janë ndarë baras.
Dueli është luajtur në Ohër, ku po kryejnë përgatitjet ekipet, ndërsa dueli ka përfunduar me rezultat 2-2, ku për Llapin kanë shënuar Muhamet Hyseni (2’) dhe Alef Firmino (67’) me asistime përkatëse prej Gentrit Limanit dhe Arbër Bytyqit.
Superliga e Kosovës nis më 12-13 gusht, ndërsa në xhiron e parë Llapi është mysafir i Dritës nënkampione. Malisheva ndërkaq është mysafire e Dukagjinit.
Njoftimi i llapjanëve ka bërë të ditur se pas kësaj ndeshjeje ndaj Malishevës ata do të zhvillojnë edhe një miqësore me 1 gusht ndaj Feronikelit’74 për tu kthyer në Kosovë për përgatitjet finale për stinorin e ri të Superligës.◼️