Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WESLEY SNEIJDER

Sneijder pranë Galatasarayit

REUTERS

Sneijder pranë Galatasarayit


8 January, 2013 @17:05

Njëri prej lojtarëve më të kërkuar të afatit kalimtar të janarit, Wesley Sneijder, shumë lehtë mund të përfundojë te gjiganti turk Galatasaray.

Presidenti i Galatasarayit, Unal Aysal, ka biseduar me presidentin e Interit, Massimo Moratti, dhe të dy palët kanë rënë dakord për transferimin e holandezit, ndërsa detajet e marrëveshjes ende nuk dihen.

“Kemi qenë së bashku me Morattin në një darkë. Kemi biseduar për ndonjë bashkëpunim në akademi të futbollit, ndërsa kemi pasur një bisedë edhe për Sneijderin. Mund të them se biseda ka kaluar pozitivisht nga ana jonë për transferimin e tij,” ka thënë Aysal për kanalin televiziv të Galatasarayit, GSTV.

Në rast të transferimit të Sneijderit në Stamboll, mesfushori 28 vjeçar do të ketë të drejtë loje edhe në Ligën e Kampionëve, ku Galatasaray do të përballet me Schalken, pasi që Interi këtë stinor ka luajtur në Europa League.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A