Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEP GUARDIOLA

Shkurti vendimtar

REUTERS

Shkurti vendimtar


10 January, 2013 @11:49

Pep Guardiola nuk tha ndonjë emër të ekipit, kur e pyetën gazetarët. Ai tha qartë se do t’i kthehet futbollit, por ku do të jetë, nuk dihet. 

Nuk dihet, sepse as ai vetë këtë nuk e di. Ai ka disa oferta në tavolinën e tij. Por, ajo e Chelseat duket më e pranueshme, edhe pse ky i tha jo muaj më parë, njofton sot e përditshmja spanjolle, Marca. 

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka marrë aktualisht si udhëheqës Rafa Benitezin, mirëpo atij nuk i ka garantuar asgjë për stinorin tjetër, sepse beson që Guardiola është kryetrajneri i së ardhmes së Chelseat. Pep, gjithashtu e di këtë. 

Manchester City në anën tjetër ëndërron revolucionin Guardiola. Pepit i pëlqen idea, sikurse që e ka më lehtë të punojë afër ish bashkëpunëtorëve të tij Txiki Beguiristain dhe Soriano, me të cilët ka marrëdhënie të shkëlqyeshme. Mirëpo, problem mbetet Roberto Mancini, trajneri aktual i Cityt. Italiani ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Cityn stinorin e kaluar dhe ai nuk mund të përjashtohet nga detyra pa ndonjë arsye të fortë. 

Manchester United e pret ditën kur Sir Alex Ferguson do të pensionohet. E njëjta gjë është edhe me Bayern Munchenin, ku Juup Heynckes duhet të vendos. 

Guardiola ka thënë se do të merr vendim në shkurt të këtij viti. 


 
Të gjitha lajmet nga