Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCOHEN

Etrit Talla, përforcim i ri i Besa Pejës

Etrit Talla, përforcim i ri i Besa Pejës


18 September, 2024 @11:14

Futbollisti Etrit Talla është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Besa Pejës. Skuadra pejane ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë, që në ligën austriake është i regjistruar si mesfushor, ndërsa ka shënuar 10 gola në 34 ndeshje.

Sipas Federatës austriake të futbollit, Talla ka qenë së fundi pjesë e First Vienna 1984 ndërsa më parë ka luajtur te KSV Ankerborot Monte Laa në Oberligën austriake.

“Klubi ka kënaqësinë të ju njoftojë se kemi nënshkruar me mbrojtësin Etrit Talla, duke forcuar krahët e mbrojtjes. Talla vjen me përvojë nga Austria, ku ka luajtur për klube si First Vienna FC 1894 dhe KSV Ankerbrot Monte Laa. Jemi të sigurt që aftësitë e tij do të jenë një shtesë e vlefshme për ekipin tonë. Mirë se vjen në familjen tonë, Etrit!” ka shkruar njoftimi i FC Besa Pejës sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë