Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E VUSHTRRIASVE

Urim Statovci kthen Vushtrrinë te fitorja

Urim Statovci kthen Vushtrrinë te fitorja


15 September, 2024 @23:04

Sulmuesi Urim Statovci ka shënuar dygolësh sot për Vushtrrinë për t’i dhënë krahë ekipit në pjesë të dytë ndaj Flamurtarit ashtu që ekipi i drejtuar nga Armend Dallku t’i kthehet fitoreve në Ligë të Parë - Grupi B.

Pas pjesës së parë pa gola, ndaj Flamurtarit që ende nuk ka shijuar pikë këtë stinor, ka qenë Statovci që ka konvertuar së pari penalltinë e menjëherë pas 4 minutash ka shënuar edhe një gol për t’ia siguruar fitoren e ekipit. Shtatë minuta para fundit, Erjon Morina ka vulosur për përfundimtaren: Vushtrria - Flamurtari 3-0 [Urim Statovci 60’pen., 64’, Erjon Morina 83’].

Me fitore, Vushtrria mbyll xhiron e katërt me 7 pikë dhe është e katërta në renditje tabelare. Ndërsa Flamurtari mbetet i dhjeti (i fundit) pa pikë dhe me goldallim prej minus shtatë golave.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë