Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË MINUTËN E FUNDIT

Dinamo Ferizaji kokë më kokë me Prishtinën e Re në krye të renditjes

Dinamo Ferizaji kokë më kokë me Prishtinën e Re në krye të renditjes


2 September, 2024 @10:57

Lufta për krye të renditjes në Ligën e Parë - Grupi B është krejtësisht e barabartë, ndërsa Dinamoja e Ferizajit ka fituar dje pasdite ndeshjen ndaj KEK-ut për të qëndruar krejtësisht njëjtë në krye të renditjes tabelare bashkë me Prishtinën e Re.

Mysafirët nga Ferizaji kanë siguruar tre pikët në këtë duel ndaj “elektricistëve” falë golit të vonshëm, por të artë të Alban Çejkut në minutën e fundit të ndeshjes, i cili pranoi asistimin nga Eltion Misini për të shënuar dhe për t’ia siguruar fitoren ekipit të drejtuar nga Burim Qerkini: KEK 0-1 Dinamo [Alban Çejku 90’].

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Përndryshe, kjo ka qenë humbja e parë e KEK-ut të drejtuar nga Enis Nasufi këtë stinor në Ligë të Parë, pasi që ekipi u promovua aty nga Liga e Dytë në stniorin që e lamë pas. Kështu, Dinamo e mbyll xhiron e tretë me tre pikë, ndërsa në total bashkë me Prishtinën e Re kanë nga 9 pikë dhe goldallim të njëjtë për të ndarë kreun e tabelës. KEK-u në anën tjetër, është i katërti me 4 pikë nga 3 ndeshje.

Xhiron që vjen, Dinamo pret Kikën në shtëpi, ndërsa KEK është mysafir i 2 Korrikut në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë