Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - MITROVICA

Bindshëm ndaj Mitrovicës, Istogu arkëton pikët e para

Foto: FC Istogu / FB

Bindshëm ndaj Mitrovicës, Istogu arkëton pikët e para


26 August, 2024 @18:01

Tri pikët e para të Istogut këtë sezon janë siguruar në ndeshjen mbyllëse të xhiros së dytë në Ligën e Parë.

Istogu mposhti sot 3-0 Mitrovicën në një takim të dominuar plotësisht nga vendasit.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 2-0. Enis Miranaj në minutën e 4’ shënoi i pari, e më pas epërsinë vendase e dyfishoi Qëndrim Jahaj në minutën e 37’.

LIGA E PARË - TABELAT E GRUPEVE

Epërsia u bë edhe më e thellë në pjesën e dytë. Herolind Berisha me gol në minutën e 73’ e çoi rezultatin në 3-0, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e parë sezonale për Istogun, kurse Mitrovica mbetet pa pikë pas dy xhirove të para në Grupin A.

Xhiron që vjen, Istogu i shkon Drenicës, kurse Mitrovica e pret Rilindjën 1974.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë