Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU - PRISHTINA E RE

Dardan Jashari hero, Prishtina e Re përsëri fiton në fund

Foto: KF Ramiz Sadiku / FB

Dardan Jashari hero, Prishtina e Re përsëri fiton në fund


24 August, 2024 @18:18

Përsëri fitore në fund për Prishtinën e Re, njëjtë sikur në xhiron e kaluar.

Kësaj radhe Prishtina e Re e mposhti Ramiz Sadikun 1-2, falë një goli në fund të ndeshjes.

Përkundër rasteve të shfaqura për shënim, pjesa e parë u mbyll me rezultat të bardhë.

TABELAT E GRUPEVE

Më pas, pjesa e dytë dhuroi tri gola.

Astrit Berisha, i cili shënoi edhe xhiron e kaluar, e gjeti golin për Prishtinën e Re në minutën e 56’. Asistues te ky gol ishte Agustin Rojas.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan në 1-1, por krejt në fund të ndeshjes, Dardan Jashari (90’) shënoi për 1-2, golin vendimtar të ndeshjes që ia siguroi tri pikë skuadrës së tij. Asistues te ky gol ishte Fatlind Azizi.

Me 6 pikë pas 2 ndeshjeve, Prishtina e Re i prin Grupit B, kurse Ramiz Sadiku mbetet me 1 pikë për momentin.

Xhiron e ardhshme, Ramiz Sadiku i shkon Fushë Kosovës, kurse Prishtina e Re e pret Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë