Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - KIKA

Urim Statovci me gol në kohën shtesë, Vushtrria fiton me përmbysje

Foto: KF Kika / FB

Urim Statovci me gol në kohën shtesë, Vushtrria fiton me përmbysje


25 August, 2024 @18:34

Tri pikë të fituara me mund mjaft të madh nga Vushtrria sot.

Takimin ndaj Kikës, vushtrriasit e fituan 3-2. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-2 për Kikën, e pastaj vushtrriasit e përmbysën rezultatin në pjesën e dytë.

Daut Maxhuni e Erjon Morina ishin dy golashënuesit e parë të Vushtrrisë sot, e golin vendimtar e shënoi Urim Statovci në minutat shtesë të ndeshjes, gol që ia dha fitoren skuadrës së tij.

LIGA E PARË - TABELAT E GRUPEVE

Golat e Kikës u shënuan nga Uvejs Bunjaku dhe Harbin Reçica.

Pas dy përballjeve të para, Vushtrria ka 4 pikë, kurse Kika mbetet me 1.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë