Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË RIKTHIM

KEK-u barazon në rikthim në Ligë të Parë

KEK-u barazon në rikthim në Ligë të Parë


18 August, 2024 @22:30

Skuadra e KEK-ut që iu rikthye Ligës së Parë këtë stinor, ka barazuar në përballjen e parë të stinorit në ndeshjen e luajtur të dielën ndaj Kikës si vendase. Përkundër epërsisë që e morën herët përmes A. Shalës, Kika e drejtuar nga Sallah Sherifi shfrytëzoi rastin për të barazuar me Zgjim Mustafën, që edhe mbylli pjesën e parë me 1-1. KEK - Kika [Arbnor Shala 15’ - Zgjim Mustafa 27’].

Në pjesë të dytë golat nuk erdhën për asnjërën palë, në ndeshjen e luajtur në “Xhemajl Ibishi” pasi që në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq po punohet. Kështu, ekipi i drejtuar nga Enis Nasufi nis stinorin në Grupin B të Ligës së Parë me një pikë, ndërsa në xhiron e radhës takohet me Flamurtarin. Kika ndërkaq pret Vushtrrinë në xhiron e dytë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë