Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B: PRISHTINA E RE - 2 KORRIKU

Fitore në fund për Prishtinën e Re, Astrit Berisha vendimtar

Foto: KF Prishtina e Re / FB

Fitore në fund për Prishtinën e Re, Astrit Berisha vendimtar


17 August, 2024 @19:12

Ishte shumë pranë arritjes së Superligës sezonin e kaluar, duke shkuar deri në finale të Play Off-it të Ligës së Parë, ku u mposht pas penalltive. E këtë vit, Prishtina e Re të njëjtën gjë do ta tentojë prapë.

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri, Prishtina e Re e ka mposhtur rivalin e qytetit, 2 Korrikun, me një gol në fund të takimit.

LIGA E PARË - TABELAT E GRUPEVE

Në minutat shtesë të ndeshjes, topin në rrjetë e çoi Astrit Berisha, futbollist me mjaft përvojë, për t’ia dhuruar Prishtinës së Re fitoren e parë sezonale, 1-0 në fund.

Xhiron që vjen, Prishtina e Re i shkon Ramiz Sadikut, gjithashtu rival i qytetit, e 2 Korriku e pret Fushë Kosovën.

===MATCH DATA===

Raiffeisen Liga e Parë, Grupi ‘B’; Java e Parë

KF Prishtina e Re v. FC 2 Korriku 1-0

Golashënues: Astrit Berisha 90’

Gjyqtarët e ndeshjes: Rrezart Hasanaj (Prishtinë), Florim Jakupi (Prizren), Fitore Govori (Prishtinë), Taulant Haxhimustafa (Rahovec)

Delegat i ndeshjes: Enver Duriqi (Lipjan)

Vëzhguesi i i gjyqtarëve: Nexhmedin Mehana (Vushtrri)

Formacioni startues i Prishtinës së Re: Egzon Bislimi, Fatlind Azizi, Dardan Jashari, Ermal Vitija, Adonis Zeqiri, Samir Sadriu (kap.), Vigan Ademi, Agustin D. Rojas, Astrit Berisha, Lorik Dobratiqi, Bleon Sekiraqa. Kryetrajner: Elon Berisha.

U inkuadruan edhe: A. R. B. Zoungrana 60’, Labinot Jetullahu 60’, Flamur Bajrami 70’, Lis Behrami 70’, Alket Bajrami 84’.

Formacioni startues i 2 Korrikut: Arnis Ajeti, Rron Statovci, Agron Beqiri, Nderim Abdullahu, Jehon Stublla, Andi Oruqi /kap./, Ideal Abdullahu, Albinot Kozmaqi, Redon Bejta, Ardit Gashi, Arlind Maqedonci. Kryetrajner: Besim Ademi.

U inkuadruan edhe: Granit Latifi 46’, Gneilpekan M. Camara 60’, Milot Hyseni 72’, Diar Zhdrella 90’+, Dion Demolli 90’+.
i: 2korriku.com


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë