Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DINAMO - VJOSA

Almedin Klinaku për fitoren e Dinamos, ferizajasit kryesojnë Grupin B

Foto: FC Dinamo Ferizaj / FB

Almedin Klinaku për fitoren e Dinamos, ferizajasit kryesojnë Grupin B


25 August, 2024 @18:29

Dy fitore në dy ndeshjet e para për Dinamon në Grupin B të Ligës së Parë.

Skuadra ferizajase sot shënoi fitore 3-2 ndaj Vjosës nga Shtimja.

Fitorja erdhi në çastet e fundit të ndeshjes, kur Almedin Klinaku shënoi për 3-2. Dy golat e tjerë të ferizajasve u shënuan nga Ramush Ramadani (6’) dhe Kenan Orana (54’).

LIGA E PARË - TABELAT E GRUPEVE

Në anën tjetër, Albijon Shurdhiqi dhe Ideal Ademaj ishin golashënuesit e Vjosës në këtë takim.

Kështu, Dinamo i prin Grupit B për momentin me 6 pikë, ndërsa Vjosa mbetet me 3.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë