Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - BESA

5 gola në Skenderaj, në fund feston Besa

Foto: FC Besa / FB

5 gola në Skenderaj, në fund feston Besa


25 August, 2024 @18:22

Fitore për Besën e Pejës në udhëtim te Trepça në Skenderaj, e para pas rikthimit në Ligën e Parë.

Takimi mes dy rivalëve të vjetër të futbollit kosovar dhuroi plot 5 gola, e në fund fitores iu gëzuan pejanët që e mbyllën takimin me fitore 2-3.

Moustapha Ba me gol në minutën e 22’ shënoi i pari për epërsinë e mitrovicasve, para se pejanët të shënonin dy herë, për ta mbyllur pjesën e parë 1-2 për Besën. Këto dy gola të pejanëve u shënuan nga Muqolli dhe Haziraj.

LIGA E PARË - TABELAT E GRUPEVE

Në pjesën e dytë, Ani Kenneth i barazoi shifrat në 2-2, por për fatin e keq të mitrovicasve, fitorja e pejanëve erdhi falë një autogoli të shënuar kah fundi i ndeshjes. Kështu, ndeshja u mbyll 2-3 për pejanët.

Pas dy xhirove të para, të dyja këto skuadra kanë nga 3 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë