Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË KAMPIONALE!

Rinor Shabani në fund të shtesave, sjell fitoren e parë për Fushë Kosovën

Rinor Shabani në fund të shtesave, sjell fitoren e parë për Fushë Kosovën


31 August, 2024 @21:01

Pasi që ra nga Superliga në stinorin 2023/24, Fushë Kosova kaloi dy xhiro pa fitore në Ligë të Parë - Grupi B. Sot, në përballjen e tretë sezonale dhe të parën si vendas në “Ekrem Grajqevci” ku u përfunduan një pjesë e punimeve për rregullim të stadiumit ekipi bardhekaltër ka arritur të shënojë fitoren e parë kampionale në stinorin 2024/25.

Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, kishte edhe shumë pak kohë në pjesë të dytë për të përfunduar edhe ajo njëjtë. Por, ka qenë i riu Rinor Shabani që me goditjen e tij ka arritur të tund rrjetën e kundërshtarit pak para fishkëllimës përfundimtare të gjyqtarit të ndeshjes për t’ia sjellë gëzimin e madh vendasve dhe tre pikët e para të stinorit, për përfundimtaren e ndeshjes: Fushë Kosova 1-0 Ramiz Sadiku [Rinor Shabani 90’+5].

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Me këtë, Fushë Kosva momentalisht është e pesta në renditje të Ligës së Parë - Grupi B, me katër pikë të tubuara, ndërsa Ramiz Sadiku që nuk ka fitore ende, është i nënti me 1 pikë të vetme. Ekipi i Burim Shalës në xhiron e radhës është mysafire e lideres Prishtina e Re, ndërsa prishtinasit e drejtuar nga Alban Dragusha do të kërkojnë fitoren e parë ndaj Vjosës.

Fushe Kosova


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë