Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 MPOSHT LIRINË

Rexhepi mposht ish-ekipin e tij, ‘89-shi del në krye me fitore ndaj Lirisë

Fotot: KFTrepca89/ fb/ B. Pllana

Rexhepi mposht ish-ekipin e tij, ‘89-shi del në krye me fitore ndaj Lirisë


30 August, 2024 @18:40

Trajneri Xhengis Rexhepi që dy stinorë më parë drejtonte Lirinë, e ka mposhtur atë me ekipin e tij të ri, Trepça’89 sot. Mitrovicasit kanë arritur fitoren e dytë kampionale në tre ndeshje të luajtura, ndërsa mposhtën ekipin prizrenas me një gol dallim, pas epërsisë së marrë në fillim të ndeshjes me golin e nigerianit të ri, Godswill Chinwendu.

Qendërsulmuesi 21-vjeçar ka shënuar pas asistimit të Drilon Lekut, ndërsa më pas vendasit kanë kontrolluar ndeshjen. Liria pati raste me Jasmin Raboshtën në fund të pjesës së parë dhe kah fundi i ndeshjes, kur qëlloi shtyllën. Krejt në fund Liria mbeti me 9 lojtarë në fushë, pasi që futbollistët ofanzivë të saj morën kartona të kuq, ku Fiton Hajdari mori të verdhën e dytë (90’+2) ndërsa krejt në fund edhe Fluturim Domi u ndëshkua me të kuqe, për të lënë ekipin e Granit Begollit pa shpresa në minutat finale të ndeshjes.

REZULTATET & TABELA AKTUALE

Derisa Trepça’89 tash ka 6 pikë dhe është sot lidere e Ligës së Parë - Grupi A me një ndeshje më tepër, Liria ka pësuar për herë të dytë në tre ndeshje dhe me tre pikë është e shtata në renditje sot, pas disfatës: Trepça’89 1-0 Liria [Godswill Chinwendu 18’].

Në xhiron e katërt, Trepça’89 udhëton te Rahoveci, ndërsa Liria pret një ekip tjetër mitrovicas, të posa ardhur në Ligë të Parë, KF Mitrovica.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë