Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIMI I PARË PËR TË DYJA EKIPET!

Rahoveci merr pikën e parë të stinorit, barazon me Trepçën!

Foto: KFRahoveci/ fb

Rahoveci merr pikën e parë të stinorit, barazon me Trepçën!


31 August, 2024 @20:35

Skuadra e Rahovecit ka arritur që me golin e shënuar në pjesë të dytë të ndeshjes të sigurojë barazimin ndaj Trepçës duke marrë pikën e parë të stinorit të ri. Ekipi i drejtuar nga Senad Alirifa përfundimisht ka luftuar për pikë, ndërsa Trepça e cila mori epërsinë me Moustapha Ba-në në pjesë të parë, nuk ka arritur ta ruajë avantazhin dhe kështu në fund u pajtua me barazimin e parë sezonal, Rahoveci 1-1 Trepça [n.n. 65’ - Moustapha Ba 28’]. Përballjet si vendas, Rahoveci po i luan në “Liman Gegaj” të Malishevës, pasi që stadiumin e ka në punim.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Barazimi bën që Rahoveci me 3 ndeshje të ketë 1 pikë, ndërsa është i nënti në renditje tabelare, derisa Trepça që e nisi stinorin me fitore ndaj Lirisë si mysafir, tashmë dy xhiro është pa fitore dhe me barazimin e sotëm ka kapur kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të luajtura. Xhiron që vjen, Trepça pret rivalin e vjetër të saj Vëllaznimin, ndërsa Rahoveci do të ketë punë me ekipin tjetër nga Mitrovica, Trepça’89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë