Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË STINORIN PA PRANUAR GOL AKOMA

Drenica mposht Istogun dhe merr kreun

Foto: KFDrenica/ fb

Drenica mposht Istogun dhe merr kreun


31 August, 2024 @20:30

Drenica ka shënuar fitoren e dytë si vendas në dy ndeshje si vendas këtë stinor në Ligë të Parë - Grupi A, duke e mposhtur sot Istogun në “Bajram Aliu” të Skenderajt. Kuqezinjtë e drejtuar nga Megzon Visoka kanë shënuar dy gola të shpejtë në fillim të ndeshjes ndaj “troftave” për të siguruar tre pikëshin dhe për të marrë kreun e renditjes sot.

Ka qenë Kreshnik Uka që i dha epërsinë ekipit vendas fillimisht, para se mesfushori Diellor Beseni të shënojë golin e dytë - që në fund u tregua edhe epilog i ndeshjes, pasi që në vazhdim më nuk kishte gola: Drenica 2-0 Istogu [Kreshnik Uka 14’, Diellor Beseni 18’].

TABELA AKTUALE

Istogu nuk ka arritur të bëj më shumë në vazhdim të ndeshjes, ndërsa Drenica e cila po karakaterizohet me mbrojtje të fortë këtë fillim-stinor aktualisht është ekipi i vetëm me 3 ndeshje të luajtura dhe pa gol të pranuar këtë stinor ende.

Me xhiron e papërfunduar ende, Drenica me 7 pikë është në krye të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa Istogu momentalisht është i teti me 3 pikë nga po aq ndeshje. Në xhiron e radhës, Drenica shkon te Rilindja 1974, ndërsa Istogu pret Besa Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë