Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË

Mitrovica arrin fitoren historike në Ligë të Parë

Mitrovica arrin fitoren historike në Ligë të Parë


1 September, 2024 @22:39

Skuadra që këtë stinor u promovua në Ligë të Parë dhe po garon në Ligë të Parë - Grupi A, KF Mitrovica ka arritur fitoren e parë dhe historike në këtë ligë. Ekipi i drejtuar nga Seid Onbashi ka shënuar fitore falë golit të vonshëm në lojë, të shënuar nga Lirigzon Maloku, për të fituar përballjen ndaj liderit të xhiros së kaluar në këtë grup të ligës, Rilindja 1974. Mitrovica 1-0 Rilindja 1974 [Lirigzon Maloku 90’].

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Me këtë fitore, Mitrovica që në radhët e veta ka edhe përvojën e madhe të veteranit Enis Zabërgja në lojë, ka marrë tre pikët e para të stinorit në xhiron e tretë të edicionit të garave dhe tash e tutje do të shpresojë në vazhdim të rezultateve të mira. Rilindja 1974 në anën tjetër pas pësimit të disfatës së parë të stinorit humbi pozitën e liderit në Grupin A dhe me 6 pikët e dy xhirove të para, mbyllë xhiron në pozitë të katërt të rendtijes. Mitrovica është e nënta, e parafundit në ndeshje.

Kujtojmë, KF Mitrovica u promovua këtë verë në Ligë të Parë, pasi që kreu stinorin suksesshëm në Ligë të Dytë. Me KF Mitrovicën, numri i skuadrave në Grupin A të Ligës së Parë nga qyteti i Mitrovicës ka shkuar në tre, bashkë me Trepçën dhe Trepçën’89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë