Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAMPURËT ME TIMONIER TË RI!

Trajneri para zyrtarizimit në ekipin e Grupit B të Ligës së Parë

Foto: KFFusheKosova/ fb

Trajneri para zyrtarizimit në ekipin e Grupit B të Ligës së Parë


28 September, 2024 @10:27

Vendi i parafundit (i nëntë) pas gjashtë xhirove të para të stinorit në Ligën e Parë - Grupi B. Goldallimi minus shtatë. Vetëm katër pikë të tubuara nga 18 të mundshme.

Kaq ka qenë mjaft që ekipi i Fushë Kosovës të ndajë rrugët me trajnerin e deritashëm të ekipit Azem Ahmeti, ndërsa vendin e tij pritet ta merr ish trajneri i Ulpianës së Lipjanit, Emin Bajrami.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

TopSporti.com ka mësuar se marrëveshja mes klubit dhe trajnerit të ri është arritur, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i Bajramit si trajner i ri i “Pampurëve”.

Kujtojmë, Fushë Kosova në stinorin e kaluar ishte pjesë e Superligës. Ekipi pasi që ra nga elita, tash është në rrezik të rënies nga Liga e Parë. Fushë Kosova këtë fundjavë është mysafire e KEK-ut. “Pampurët” në stinorin e kaluar u drejtuan nga Burim Shala, që u tregua mjaft trajner i mirë përkundër rezultateve dhe ekipit që kishte në dorë në Superligë. Shala tash është ndihmës-trajner i Llapit.

Emin Bajrami

Emin Bajramin e pret një detyrë jo e lehtë te Fushë Kosova. Ai duhet të kthejë skuadrën në rrugë për të luftuar për mbijetesë, ndërkaq lufta për të shpëtuar stinorin në Ligën e Parë gjithnjë e më shumë po ashpërsohet, pasi që skuadrat që nuk kanë arritur rezultate të duhura deri tash, vetëm se kanë nisur të bëjnë lëvizje qoftë në shtab teknik, qoftë në organizim, por edhe lojtarë - për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë