Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITET 2 KORRIKU

Penalltia vendos, fitorja e dytë me radhë e 2 Korrikut

Foto: 2korriku.com

Penalltia vendos, fitorja e dytë me radhë e 2 Korrikut


Teksti: 2korriku.com

26 September, 2024 @0:06

2 Korriku e ka gjetur fitoren e dytë me radhë dhe e ka mbajtur portën e paprekur për herë të parë në edicionin 2024/25, kësaj radhe duke ndaj rivalit lokal, Flamurtarit, me rezultat të ngushtë 1-0.

Goli i fitores u shënua që në pjesën e parë, kur penalltinë e fituar nga Pedro Henrique e ktheu në gol shtatgjati Ardit Gashi, që realizoi për të tretën herë në këtë kampionat.

Paraqitja e skuadrës verdh’ e blu nuk ishte edhe aq pozitive në takimin e sotëm, por në fund mjaftoi për fitore, e cila përpos tri pikëve, ngrit moralin e skuadrës pas fillimit shumë të vështirë në këtë edicion.

Ndeshja në tërësi ishte shumë e zbehtë, me të dyja ekipet që nuk treguan shumë cilësi e rrjedhimisht as nuk krijuan shumë raste. Ndikuar nga goli i shënuar mjaft herët, vendësit tentuan me ngulm që ta ruajnë rezultatin deri në fund, dhe rrjedhimisht u fokusuan më shumë në mbrojtje, gjë që ia mundësoj Flamurtarit kontrollimin e topit, por jo edhe krijimin e rasteve.

Thënë të drejtën, ndeshja e sotme nuk dhuroi shumë emocione, ndonëse shikuesit ishin në numër të konsiderueshëm, por fusha nuk dhuroi “shfaqjen” më të mirë të skuadrave, të cilat me shumë gjasa u munduan shumë nga presioni i renditjes në tabelë.

Vlen të përmendet se fitorja e sotme e ngrit 2 Korrikun në vendin e shtatë në grupin “B” të Raiffeisen Ligës së Parë në futboll; ndërsa, dy xhirotë e radhës, ekipi kryeqytetas i zhvillon në udhëtim tek Dinamo dhe Vushtrria (më 29 Shtator dhe më 6 Tetor).

TABELA AKTUALE & REZULTATET

=== MATCH INFO ===

Raiffeisen Liga e Parë, Grupi ‘B’; Java e Gjashtë

FC 2 Korriku v. KF Flamurtari 1-0

Golashënues: Ardit Gashi 14 (pen.)

Gjyqtarët e ndeshjes: Pren Kabashi (Pejë), Florim Jakupi (Prizren), Granit Bytyqi (Lipjan), Gramos Shala (Pejë)

Delegat i ndeshjes: Ismet Breznica (Fushë Kosovë)

Vëzhguesi i i gjyqtarëve: Driton Preniqi (Obiliq)

Formacioni startues i 2 Korrikut: Arnis Ajeti, Andi Namoni, Nderim Abdullahu, Albin Stublla, Rron Statovci, Andi Oruqi (C), Albinot Kozmaqi, Gneilpekan Marius Camara, Jehon Stublla, Ardit Gashi, Pedro Henrique. Kryetrajner: Besim Ademi.

U inkuadruan edhe: Arlind Maqedonci 46’, Granit Latifi 56’, Ideal Abdullahu 56’, Redon Bejta 80’, Ylli Prekopuca 85’

Formacioni startues i Flamurtarit: Marvin Brozi, Enes Duraku, Donat Krasniqi, Valon Azemi, Merdijan Sejdiu, Korab Hasanaj (C), Valon Hasani, Ardit Hasani, Ardit Berisha, Shefki Aliti, Naxhi Berisha. Kryetrajner: Gramoz Emini.

U inkuadruan: Altin Bytyqi 64’, Rigon Kabashi 71’, Shend Kelmendi 78’.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë