Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

'89-SHI FITON DERBIN

Trepça’89 këndellet në derbin e dytë mitrovicas të radhës

Trepça’89 këndellet në derbin e dytë mitrovicas të radhës


25 September, 2024 @23:17

Pas humbjes nga Trepça në derbin mitrovicas të xhiros së kaluar në Ligën e Parë - Grupi A, Trepça’89 ka shënuar fitore ndaj Mitrovicës sot në “Riza Lushta” për t’u këndellur nga humbja dhe për të fituar së paku njërin derbi të qytetit në pjesën vjeshtore të stinorit.

Trepca'89 vs. Mitrovica

Trepça’89 e drejtuar nga Xhengis Rexhepi ka avancuar me golin e shënuar të Ardian Hasanit herët në ndeshje, ndërsa në 15 minutëshin e fundit u rehatuan kur arritën golin e dytë, para se ekipi i ardhur këtë stinor në Ligë të Parë të përcaktojë përfundimtaren përmes Salama Ahmedit, për: Trepça’89 - Mitrovica 2-1 [Ardian Hasani 7’, Filip Misevski 77’ - Salama Ahmed 88’].

Mitrovica FC, xi pose

Fitorja e katërt sezonale, mbanë Trepçën’89 në pozitë të tretë me 12 pikë nga 6 ndeshje, ndërsa Mitrovica bie në pozitë të fundit të renditjes tabelare me këtë humbje, ndërsa ka 3 pikë nga 6 ndeshje dhe është e dhjeta në renditje.

TABELA AKTUALE & REZULTATET


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë