Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI PEJAN, RILINDJES 1974

Rilindja 1974 fiton derbin pejan ndaj Besa Pejës

Rilindja 1974 fiton derbin pejan ndaj Besa Pejës


22 September, 2024 @20:50

Derbi pejan i Ligës së Parë - Grupi A në futboll, i ka takuar ekipit të drejtuar nga Miftar Rama e Haxhi Zeka, Rilindja 1974.

Në përballjen e zhvilluar në Brestovik, në fushën me bar artificial, Rilindja 1974 mori epërsinë që në fillim të takimit me Sunaj Hasanin, ndërsa pasi që Besa Peja barazoi në fund të pjesës së parë me Lundër Ademajn, ekipet shkuan në pushim pjesëlojësh me rezultat 1-1.

TABELA AKTUALE

Por, ka qenë Enis Karaxha që i ka dhënë vulë takimit me golin e shënuar 3 minuta para fundit të ndeshjes. Karaxha pranoi një top nga Enis Stublla, që kishte asistuar edhe në golin e parë të ekipit të Rilindjes 1974, për t’i dhënë fitoren skuadrës: Besa Peja - Rilindja 1974 [Lundër Ademaj 42’ - Sunaj Hasan 5’, Emir Karaxha 87’].

Kjo ka qenë fitorja e tretë kampionale e Rilindjes 1974 këtë stinor, ndërsa ekipi tash ka 9 pikë nga 5 ndeshje dhe qëndron në pozitë të pestë të renditjes tabelare. Besa Peja ndërkaq, ka pësuar për herë të tretë këtë stinor dhe ekipi i drejtuar nga Fisnik Gashi është i shtati në tabelë, me 6 pikë nga 5 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë