Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA YOUTH LEAGUE

2 Korriku U19 debuton me fitore në UEFA Youth League!

Foto: FC 2 Korriku / FB

2 Korriku U19 debuton me fitore në UEFA Youth League!


18 September, 2024 @18:02

Me fitore 1-2 ka debutuar në UEFA Youth League skuadra prishtinase e 2 Korrikut U19, kampionja në fuqi e Kosovës!

Në “Elbasan Arena”, ndaj kampionit në fuqi të Shqipërisë për grupmoshat U19, Bylisit, skuadra prishtinase shënoi fitore në çastet e fundit, për ta fituar kështu ndeshjen e rrethit të parë të UEFA Youth League dhe për ta pritur ndeshjen kthyese në Prishtinë me epërsi.

Skuadra nga Ballshi kaloi e para në epërsi falë një goli nga Ayomide Babajide në minutën e 76’. Më pas, Rin Ahmeti barazoi në 1-1 (82’), ndërkohë që drama ishte ruajtur për fund.

Fillimisht, vendasit shpërdoruan një penallti (90+3’) përmes Aurel Markut, e pastaj krejt në fund Daris Gashi (90+7’) shënoi për fitoren dramatike 1-2 të 2 Korrikut.

Ndeshja kthyese luhet më 2 tetor në Prishtinë, e nëse e kalon këtë rreth të garës, 2 Korriku U19 do të përballet me fituesin e duelit UC Dublin U19 (Irlandë) vs. Stjarnan U19 (Islandë).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë