Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDALET DINAMOJA!

Kika ndalë serinë e Dinamos

Kika ndalë serinë e Dinamos


15 September, 2024 @22:43

Pas tre fitoreve me radhë, Dinamo e Ferizajit është ndalur në shtëpi nga Kika. Përkundër epërsisë së marrë në fillim të ndeshjes me golin e Daniel Tettes, ekipi i Burim Qerkinit është ndalur në pjesë të dytë, kur Uvejs Bunjaku barazoi për Kikën dhe shkëputi barazim për ekipin e Sallah Sherifit.

Dinamo - Kika 1-1 [Daniel Tette 7’ - Uvejs Bunjaku 77’]

Tette shënoi bukur në fillim të ndeshjes, kur goditi fuqishëm pasi pranoi topin jashtë zone dhe me të hyrë në zonë të rreptësisë shënoi në këndin e afërm të portierit me një predhë.

Por, kah fundi i ndeshjes dëshira e madhe e mysafirëve u shpërblye. Pas një reagimi jo të mirë të mbrojtjes në zonë, Bunjaku u gjend më së miri aty dhe shënoi për të siguruar pikë për ekipin udhëtues.

Me këtë rezultat, Dinamoja tash është e dyta me 10 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Kika është e gjashta në renditje me 5 pikë nga 4 ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë