Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË E KIKËS

Bunjaku siguron fitoren e parë të Kikës, Flamurtari mbetet pa pikë

Bunjaku siguron fitoren e parë të Kikës, Flamurtari mbetet pa pikë


2 September, 2024 @11:07

Me golin e shënuar në pjesë të parë të ndeshjes nga Uvejs Bunjaku (29’) Kika ka shënuar fitoren e parë të stinorit dje, duke e mposhtur Flamurtarin e Prishtinës në ndeshjen e xhiros së tretë kampionale në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B.

Ekipi nga Hogoshti siguroi kështu tre pikët e para të stinorit, ndërsa goli i Bunjakut erdhi pas asistimit të dhënë nga Gentian Binishi, për përfundimtaren: Kika 1-0 Flamurtari [Uvejs Bunjaku 29’].

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Me këtë fitore, Kika mbyll xhiron e tretë në pozitë të pestë tabelare me bilanc prej 4 pikëve ndërsa me goldallim 4-4, e Flamurtari i Faruk Statovcit mbetet në krizë të rezultateve pa pikë, i fundit në renditje (pozita 10) dhe me goldallim 2-6! Në xhiron e radhës, Flamurtari është mysafir i Vushtrrisë, ndërsa Kika mysafire e lideres, Dinamo.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë