Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI VAZHDON ME FITORE

Prishtina e Re rreshton fitoret

Prishtina e Re rreshton fitoret


14 September, 2024 @22:36

Ka ardhur edhe fitorja e katërt me radhë e Prishtinës së Re në kampionat, ndërsa “viktima” e radhës për ekipin e Elon Berishës ka qenë Fushë Kosova. Vendasit kanë arritur të shpërthejnë në pjesë të dytë të ndeshjes, për të shënuar tre herë në portën kundërshtare dhe për të fituar tre pikët e radhës, ashtu që të mbesin liderë të vetëm dhe të pastër në këtë grup të Ligës së Parë.

Prishtina e Re - Fushë Kosova 3-0 [Samir Sadriu 54’, Lorik Dobratiqi 90’, Agustin Rojas 93’].

Me këtë fitore, Prishtina e Re është lidere e Grupit B në Ligë të Parë, duke pasur 12 pikë maksimale nga 4 ndeshjet e para të stinorit, ndërsa Fushë Kosova është e teta në renditje me me 4 pikë prej 4 ndeshjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë