Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA NË KRYE TË RENDITJES

Shpresim Zogu vendos, Drenica mbetet në krye

Fotot: KFDrenica/ fb

Shpresim Zogu vendos, Drenica mbetet në krye


15 September, 2024 @23:38

Fitorja me golin e shënuar në momentet e fundit të ndeshjes i dha Drenicës kreun e tabelës në fund të xhiros së katërt të Ligës së Parë - Grupi A. Ekipi i drejtuar nga Megzon Visoka ka arritur të dalë fitues në “Shahin Haxhiislami” sot, derisa Shpresim Zogu me dy gola të shënuara në fund të pjesëve përkatëse të lojës i ka siguruar fitoren kuqezinjëve nga Skenderaji, karshi ekipit pejan.

Zogu shënoi golin e parë pak para se të përfundonte pjesa e parë, pasi që një moment moskomunikimi në mbrotje la pa reagim qendërmbrojtësin e ekipit me portierin Armend Ruxhi, 0-1 (44’).

Kur ndeshja kishte hyrë në 10 minutëshin e fundit, në skenë doli përvoja dhe ekipi i Miftar Ramës barazoi me një gol të bukur nga Sunaj Hasan, që shënoi për të barazuar rezultatin, 1-1 (84’). Por, drama nuk mori fund këtu në Pejë.

Zogu u gjend më së miri në zonë, 1 minutë para fundit të kohës së rregullt të takimit për të siguruar fitoren, pas një reagimi të ngathët të mbrojtjes dhe portierit të vendasve, për 1-2 (89’).

Rilindja 1974 - Drenica 1-2 [Sunaj Hasan 84’- Shpresim Zogu 44’, 89’].

Fitorja bën që Drenica të kryejë xhiron e katërt të stinorit në vend të parë, me 10 pikë të fituara nga 4 ndeshje të luajtura, ndërsa Rilindja 1974 pas dy fitoreve rresht ka pësuar tashmë dy herë rresht dhe është e gjashta në renditje me 6 pikë nga 4 ndeshje.

 

TABELA AKTUALE & REZULTATEET

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë