Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Trepça i kthehet fitores, mposht Vëllaznimin dhe ngritet në renditje

Fotot: KFTrepca/ fb

Trepça i kthehet fitores, mposht Vëllaznimin dhe ngritet në renditje


15 September, 2024 @23:29

Skuadra e Trepçës ka arritur t’i kthehet fitores. Ekipi i drejtuar nga Emin Baliqi që kishte nisur stinorin me triumf në Prizren ndaj Lirisë, pas një pauze dyxhiroshe pa fitore, sot i është kthyer trepikëshit, duke mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në shtëpi, Trepça - Vëllaznimi 2-1 [Moustapha Ba 14’, Lucas Cunha 60’pen. - Qemail Elshani 38’].

Kjo fitore ka qenë e rëndësishme për Trepçën, pasi që ekipi është ngritur në pozitë të tretë të renditjes tabelare të Ligës së Parë - Grupi A, duke lënë pas pikërisht Vëllaznimin falë goldallimit. Trepça mbyll xhiron e katërt me 7 pikë nga 4 ndeshje, njëjtë sa ka edhe Vëllaznimi, por gjendet në pozitën e katërt.

TABELA AKTUALE & REZULTATET


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë