Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 KALON LEHTË RAHOVECIN

89’shi bindshëm ndaj Rahovecit, vazhdon ndjekjen e kreut

89’shi bindshëm ndaj Rahovecit, vazhdon ndjekjen e kreut


15 September, 2024 @23:20

Skuadra e Trepçës’89 ka shënuar fitore të thellë ndaj Rahovecit sot, ndërsa ekipi i drejtuar nga Xhengis Rexhepi ka arkëtuar tre pikët e radhës në Ligën e Parë - Grupi A, ashtu që të mbajë hapin me ekipin kryesues të grupit, Drenicën.

Me një lojë të sigurt dhe me gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë, Trepça’89 i dha fund shpresave të vendasve, ndërsa deri në fund u përcaktua vetëm përfundimtarja, Rahoveci - Trepça’89 1-4 [n.n.70’ - Milazim Bajraktari 33’, 84’, William Kouame 52’, 62’].

Trepça’89 me këtë fitore, është në vend të dytë të Grupit A të Ligës së Parë dhe ka 9 pikë nga 4 ndeshje. Ndërsa Rahoveci është i fundit në renditje, me 1 pikë të fituar nga 4 ndeshje.

TABELA AKTUALE & REZULTATET


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë