Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENASIT I KTHEHEN FITORES

Zëvendësuesi Xhevat Susuri kthen Lirinë te fitorja

Zëvendësuesi Xhevat Susuri kthen Lirinë te fitorja


15 September, 2024 @23:47

Një gol i bukur i sulmuesit Xhevat Susuri që hyri si zëvendësues në ndeshje sot, i ka sjellë Lirisë fitoren ndaj Mitrovicës në përballjen e xhiros së katërt të zhvilluar sot në “Përparim Thaçi”.

Pas golit të hershëm të namibianit Kulula, Liria pa veten në vështirësi, derisa Mitrovica ka siguruar barazimin në pjesë të parë kur Nyembe çoi ekipin e tij në pushim me rezultat neutral.

Sidoqoftë, Liria ka arritur të reagojë në pjesë të dytë, ndërsa ka qenë futbollisti i zhvilluar në klub, Susuri që ka siguruar fitoren me një gol të bukur, për përfundimtaren: Liria - Mitrovica 2-1 [Erastus Kulula 21’, Xhevat Susuri 75’ - Zakhele Sihpesihle Nyembe 39’].

Me këtë fitore, Liria i është kthyer fitores pas disfatës jashtë, ndërsa mbyllë xhiron e katërt të stinorit në pozitën e pestë të renditjes tabelare të Grupit A të Ligës së Parë me 6 pikë. Mitrovica është e parafundit (e nënta) me 3 pikë nga 4 ndeshje.

TABELA AKTUALE & REZULTATET


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë