Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - LIRIA

Barazim në Skenderaj, Egzon Fazliu mohon fitoren e Lirisë

Barazim në Skenderaj, Egzon Fazliu mohon fitoren e Lirisë


21 September, 2024 @17:23

Me rezultat 1-1 është mbyllur sot ndeshja mes Drenicës dhe Lirisë në Skenderaj.

Dy skuadrat që garojnë në Grupin A të Ligës së Parë u detyruan t’i ndajnë pikët pas një takimi me dy gola të shënuar dhe një karton të kuq.

LIGA E PARË - TABELAT E GRUPEVE

Të parët në epërsi kaluan prizrenasit me Fiton Hajdarin, me golin e të cilit pjesa e parë u mbyll 0-1.

Mirëpo, venadsit nuk u dorëzuan dhe barazimin e gjetin në fundin e ndeshjes, kur Egzon Fazliu shënoi për 1-1 pas asistimit të Kreshnik Ukës.

Nga minuta e 60’, Liria ishte me një lojtar më pak në fushë, gjë që ndikoi në rritjen e intensitetit sulmues të skuadrës vendase.

Rezultati i sotëm bën që Drenica të jetë lidere e Grupit A me 11 pikë, kurse Liria ka 4 pikë më pak.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë