Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - ISTOGU

Vëllaznimi deklason Istogun, merr vendin e dytë

Foto: Istogu / FB

Vëllaznimi deklason Istogun, merr vendin e dytë


21 September, 2024 @17:20

Fitore e thellë për Vëllaznimin ndaj Istogut sot.

Gjakovarët zhvilluan paraqitje mjaft të mirë në “Liman Gegaj” të Malishevës, shtëpinë e tyre këtë sezon, dhe e mposhtën Istogun 4-0.

LIGA E PARË - TABELAT E GRUPEVE

Osman Mëziu, Norik Krasniqi (2x) dhe Nikson Memaj shënuan për Vëllaznimin në këtë takim. Dy gola u shënuan në pjesën e parë e pastaj dy tjerë në të dytën për fitoren bindëse.

Kështu, fitorja e sotme bën që Vëllaznimi të ngjitet në vendin e dytë të Grupit A në Ligën e Parë, kurse Istogu për momentin renditet i fundit në këtë grup.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë