Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - FUSHË KOSOVA

Fushë Kosova fiton ndaj Flamurtarit, fitorja e parë e Emin Bajramit

Foto: KF Fushë Kosova / FB

Fushë Kosova fiton ndaj Flamurtarit, fitorja e parë e Emin Bajramit


19 October, 2024 @15:18

Fitorja e parë e Emin Bajramit si kryetrajner i Fushë Kosovës ka ardhur sot në udhëtim te Flamurtari.

Fushë Kosova këtë takim e fitoi me rezultat 1-2.

Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-1. Golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi King Wireko në minutën e 27’.

Edhe në pjesën e dytë, më të mirë ishin mysafirët, epërsia e të cilëve u dyfishua nga Arbenit Krasniqi në minutën e 58’.

RENDITJA TABELARE

Rreth 15 minuta para fundit, Flamurtari e ngushtoi disavantazhin në 1-2, por nuk pati fuqi të bënte më tepër dhe u detyrua të pajtohet me humbje.

Ndeshjen e ardhshme Flamurtari e luan në shtëpi ndaj Vjosës, kurse Fushë Kosova i shkon Dinamos në Ferizaj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë