Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ASTRIT BERISHA ME GOL & ASIST

Rikthehet te fitorja, Prishtina e Re triumfon në derbi dhe shton dallimin në krye

Foto: KFPrishtinaeRe/ fb

Rikthehet te fitorja, Prishtina e Re triumfon në derbi dhe shton dallimin në krye


18 October, 2024 @15:46

Me nga një gol të shënuar për pjesëlojë, Prishtina e Re i është kthyer fitores në Ligë të Parë - Grupi B, ndërsa ka fituar derbin ndaj ndjekësit të parë të deritashëm të saj, Dinamo nga Ferizaji.

Ekipi i drejtuar nga Elon Berisha ka fituar duelin ndaj Dinamos, edhe pse ishte mysafir, për tu këndellur nga humbja befasuese në xhiron e kaluar prej Flamurtarit.

TABELA AKTUALE

Goli i sulmuesit kryesor të ekipit Astrit Berisha i ka dhënë epërsinë prishtinasve, ndërsa në pjesë të dytë përvoja e Labinot Jetullahut ka bërë që të sigurohet fitorja, Dinamo - Prishtina e Re 0-2 [Astrit Berisha 22’, Labinot Jetullahu 83’]. Astrit Berisha përndryshe ka shënuar golin e nëntë të stinorit në Ligë të Parë - Grupi B, duke e ndërprerë “urinë” dy xhiroshe pa gol. Gjithashtu, ai ka asistuar Jetullahun në golin e vulosjes së fitores së sotme.

Fitorja bën që Prishtina e Re si lidere e Grupit B në Ligë të Parë të përforcojë vendin e parë në tabelë, pasi që tash ka 24 pikë, ndërsa Dinamoja ndjekëse për momentin është e dyta me 17 pikë! Kjo ka qenë humbja e dytë për Dinamon e Burim Qerkinit këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë