Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRRET VENDIMI

Disiplinorja dënon Vëllaznimin me “vërejtje të fundit”

Foto: KFVellaznimi/ fb

Disiplinorja dënon Vëllaznimin me “vërejtje të fundit”


10 October, 2024 @14:44

Pas incidentit të ndodhur në ndeshje ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Parë, të zhvilluar në “Liman Gegaj” të Malishevës ku Vëllaznimi mposhti Lirinë 2-1, Komisioni Disiplinor ka marrë vendimin ndaj KF Vëllaznimit.

Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të FFK-së, është bërë e ditur se Vëllaznimi është dënuar me masën disiplinore - Vërejtje e fundit.

Mëposhtë, po e sjellim njoftimin e plotë për KF Vëllaznimin, të lëshuar nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës (Shkalla I).

—-

KF ”Vëllaznimi”. Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në dhomat e zhveshjes ekipet patën fërkime dhe shtyerje të cilat përfunduan më kaq , ndërsa lojtari i KF”Vëllaznimi”, Norik Krasniqi u vërsul drejt aisistentit Lirak Ibërdemaj për ta sulmuar fizikisht, por që u parandalua nga stafi i ekipit vendas. Kjo situatë nxiti tifozët vendas të cilët filluan të gjuanin me sende të forta (shishe) në drejtim të ekipit të gjyqtarëve. Falë intervenimit të policisë u evitua më e keqja. Sipas raportit të personave zyrar të ndeshjes Vëllaznimi-Liria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë