Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PUBLIKOHET NJOFTIMI!

Zyrtare: Bledar Devolli trajner i ri i Lirisë

Foto: FCLiria/ fb

Zyrtare: Bledar Devolli trajner i ri i Lirisë


9 October, 2024 @14:26

Liria posa ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit, Bledar Devolli. Pa bërë të ditur kohëzgjatjen e marrëveshjes dhe detajet tjera, ekipi prizrenas ka bërë të ditur se vizioni dhe profesionalizmi i Devollit pritet t’i ndihmojë ekipit për të përmbushur objektivat.

“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli.
Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.
Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj.”
- ka shkruar njoftimi i FC Liria.

Bledar Devolli

Devolli do të ketë punë për të bërë te Liria. Ekipi prizrenas është i gjashti në renditjen tabelare të Grupit A të Ligës së Parë dhe ka 8 pikë më pak sesa Vëllaznimi lider.

Bardhezinjtë e Prizrenit ndër të tjera nuk kanë treguar edhe lojë bindëse deri tash për t’i dhënë shpresa publikut për më tepër këtë stinor. Liria ka shënuar 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje pas 8 ndeshjeve të para të stinorit, ndërsa goldallimin e ka 8-7.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë