Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM BEFASUES I DRENICËS

Drenica humb kreun me barazim ndaj Mitrovicës

Foto: FCDrenica/ fb

Drenica humb kreun me barazim ndaj Mitrovicës


6 October, 2024 @23:26

Me një angazhim të pashoq të lojtarëve, Mitrovica ka arritur që të fitojë një pikë sot në duel ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së tetë të Ligës së Parë - Grupi A. Ekipi mitrovicas, që këtë stinor po debuton në Ligë të Parë dhe po drejtohet nga Seid Onbashi, ka siguruar pikë ndaj liderit të deridjeshëm të grupit Drenicës që po drejtohet nga Megzon Visoka. Dueli përfundoi pa gola, me përfundimtaren: Mitrovica - Drenica 0-0.

Derisa ky barazim i konvenon Mitrovicës në luftë për mbijetesë në Ligë të Parë në stinorin e tyre debutues, Drenicën e rrëzon nga kreu i tabelës, pasi që Vëllaznimi me fitore ndaj Rahovecit ka dalë në vend të parë. Aktualisht, me këtë barazim Mitrovica ka dalë në pozitë të nëntë, të parafundit, duke arritur pikën e katërt të stinorit nga 8 ndeshje. Ndërkaq Drenica nga po aq ndeshje ka 18 pikë dhe është në pozitë të dytë të renditjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë