Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KG-së

Vëllaznimi në disiplinore pas ndeshjes ndaj Lirisë

Foto: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi në disiplinore pas ndeshjes ndaj Lirisë


2 October, 2024 @14:40

Përmes një njoftimi të botuar në faqen zyrtare, FFK ka bërë të ditur Vendimin e Komisionit të Garave (KG) që ka inicuar procedurë disiplinore ndaj KF Vëllaznimin pas ndeshjes ndaj Lirisë, të luajtur në fundajvë.

Mëposhtë, po sjellim pa ndërhyrje inicimet disiplinore nga KG për KF Vëllaznimin dhe lojtarët nga të dyja ekipet në Vendimin e njëjtë.

INICIMET DISIPLINORE NGA KG I FFK:

Ndaj: KF”Vëllaznimi”. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në dhomat e zhveshjes ekipet patën fërkime dhe shtyerje të cilat përfunduan më kaq1, ndërsa lojtari i KF”Vëllaznimi”, Norik Krasniqi u vërsul drejt aisistentit Lirak Ibërdemaj për ta sulmuar fizikisht , por që u parandalua nga stafi i ekipit vendas. Kjo situatë nxiti tifozët vendas të cilët filluan të gjuanin me sende të forta (shishe) në drejtim të ekipit të gjyqtarëve. Falë intervenimit të policisë u evitua më e keqja. Sipas raportit të personave zyrar të ndeshjes Vëllaznimi-Liria.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vëllaznimi”, Norik Krasniqi nr fanelle 9 dhe nr ID 005960M00. Motivi: Në ndeshjen Vëllaznimi-Liria në min 70-të pas faullit të akorduar kacafytet dhe goditet me lojtarin kundrshtar Abaz Karabaqi, ku më pas eskaloi situata që rezultoi me kacafytje tjetër në masë më të  madhe të lojtarëve, më ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në dhomat e zhveshjes lojtari i KF”Vëllaznimi”, Norik Krasniqi u vërsul drejt aisistentit Lirak Ibërdemaj për ta sulmuar fizikisht, por që u parandalua nga stafi i ekipit vendas. Kjo situatë nxiti tifozët vendas të cilët filluan të gjuanin me sende të forta (shishe) në drejtim të ekipit të gjyqtarëve. Falë intervenimit të policisë u evitua më e keqja. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi-Liria.

Ndaj: Lojtarit të KF”Liria”, Abaz Karabaqi nr fanelle 6 dhe nr ID 038029M92. Motivi: Në ndeshjen Vëllaznimi-Liria në min 70-të pas faulit të akorduar kacafytet dhe goditet me lojtarin kundërshtar Norik Krasniqi, ku më pas eskaloj situata që rezultoj me kacafytje tjetër në masë më të  madhe të lojtarëve, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi-Liria.

—-

Përndryshe, Vëllaznimi këtë stinor nën drejtimin e Leotrim Krasniqit ka treguar lojëra shumë të mira dhe ka arritur fitoren e pestë kampionale në ndeshje ndaj Lirisë, 2-1, duke vazhduar luftën për krye të tabelës, pozitë të cilën aktualisht e mbanë Drenica.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë