Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK E LËSHOJNË KREUN!

Auron Hamiti me projektil, kthen Drenicën në krye të tabelës

Fotot: KFDrenica/ fb

Auron Hamiti me projektil, kthen Drenicën në krye të tabelës


30 September, 2024 @19:37

Ndeshja e fundit e Grupit A të Ligës së Parë ka përfunduar me fitoren e Drenicës, që me tre pikët e fituara sot është rikthyer në krye të tabelës. Ekipi i drejtuar nga Megzon Visoka ka arritur të mposhtë Trepçën’89 sot me rezultat minimal, për të kaluar në krye të renditjes përsëri.

Dallimin në ndeshje e ka bërë goli i Auron Hamitit. Ai ka shutuar saktë nga largësia për të shënuar në portën e Donat Kaçiut, që nuk kishte gjasa të bënte më shumë nga ajo goditje. Raste tjera nuk kishte shumë, ndërsa mundësitë për gol që vinin nga të dyja palët nuk kanë qenë shumë konkrete dhe dukej se lojtarët prisnin të gabonte mbrojtja e ndonjë skuadre për të bërë më shumë, gjë që nuk ndodhi dhe dueli përfundoi: Drenica - Trepça’89 1-0 [Auron Hamiti 20’].

TABELA AKTUALE

Drenica mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur në Ligën e Parë - Grupi A, ndërsa tash me 17 pikë ka marrë kreun, duke e lënë pas Vëllaznimin që është i dyti me 16 pikë nga shtatë ndeshje. Trepça’89 bën hap prapa në luftë për Superligë, duke mbetur me 12 pikë pas regjistrimit të humbjes së tretë kampionale këtë stinor. Ekipi i Xhengis Rexhepit pas xhiros së shtatë renditet i katërti në tabelë.

Drenica vs. Trepça'89


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë