Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVARËT MARRIN KREUN

Vëllaznimi përmbys Lirinë dhe merr kreun e tabelës

Fotot: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi përmbys Lirinë dhe merr kreun e tabelës


29 September, 2024 @22:02

Në një duel aspak të lehtë dhe me tenstione në disa raste, Vëllaznimi ka arritur që me meritë të marrë kreun e renditjes së Ligës së Parë - Grupi A, duke e mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat 2-1.

Edhe pse prizrenasit kanë marrë avantazhin të parët, me golin e shënuar nga Silvio Zogaj, Vëllaznimi ka arritur të kthehet shpejt në lojë, ndërsa ekipi i Leotrim Krasniqit ka treguar lojë më të mirë për të barazuar e në pjesë të dytë për të shënuar për fitore: Vëllaznimi - Liria 2-1 [Nikson Memaj 41’, Altin Vojvoda 58’ - Silvio Zogaj 37’].

TABELA AKTUALE

Ka qenë së pari Nikson Memaj që barazoi 4 minuta pasi që mysafirët kishin marrë avantazhin, për të shkuar në pushim me barazim 1-1. Pas kësaj Vëllaznimi ka bërë gjithçka për të arritur te goli, të cilin e shënoi Altin Vojvoda. Rrjetat më pas nuk u prekën më, ndërsa gjakovarët festuan në fund duke marrë edhe kreun e renditjes tabelare sot. E Liria kishte mundësinë ideale për të barazuar, por penalltinë e fituar - e çoi lartë jashtë porte Karakaçi. 

Me një ndeshje më shumë sesa tre ndjekësit e parë, Vëllaznimi sonte mbyll renditjen në krye të Ligës së Parë - Grupi A, me 16 pikë nga 7 ndeshje, ndërsa Liria mbetet e pesta me 10 pikë nga 7 ndeshje.

Përndryshe, ndeshjen të dyja ekipet e përfunduan me nga 10 lojtarë, pasi që Krasniqi i Vëllaznimit dhe Karakaqi i Lirisë pas një grindjeje u ndëshkuan me karton të kuq nga referi i ndeshjes (minuta 70’).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë