Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES, PAS 5 XHIROSH

Kapiteni Jahaj kthen Istogun te fitorja

Foto: FCIstogu/ fb

Kapiteni Jahaj kthen Istogun te fitorja


28 September, 2024 @22:13

Pas pesë xhirosh në Ligë të Parë - Grupi A, Istogu i drejtuar nga Gani Metaj ka arritur t’i gëzohet trepikëshit, ndërsa kapiteni Qëndrim Jahaj është treguar vendimtar në duelin që ekipi i “troftave” e fitoi ndaj fqinjëve të Rilindjes 1974. Forma e mirë e kapitenit në fillim të stinorit kësaj radhe ka shpërblyer me fitore Istogun, pasi që Jahaj tash ka arritur në shifrën e katër golave në shtatë ndeshje të luajtura këtë stinor.

Jahaj shënoi për epërsinë e ekipit të tij, ndërsa kur mysafirët barazuan, ai shënoi edhe një herë për t’ia kthyer avantazhin ekipit të tij.

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë ishte e qetë sa i përket golave, ndërsa në të dytën erdhën golat, ku në fund Istogu fitoi, për të siguruar tre pikë: Istogu - Rilindja 1974 3-1 [Qëndrim Jahaj 54’, 84’, Blend Dervishaj 90’+4 - David Kabgat 72’]. Me fitore, Istogu kalon në pozitë të shtatë sot, duke arritur te shtatë pikë nga shtatë ndeshje. Ndërkaq Rilindja mbetet e gjashta momentalisht, me nëntë pikë nga po aq ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë