Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU MERR PIKËN E PARË SI MYSAFIR

Miranaj në fund, prish planet e Trepçës

Miranaj në fund, prish planet e Trepçës


25 September, 2024 @22:58

Pikë të madhe ka siguruar Istogu sot në Mitrovicë, ndërsa ka qenë i ardhuri këtë verë në ekip, mesfushori i dalluar Enis Miranaj që ka shënuar në minutën e fundit të ndeshjes për t’ia siguruar ekipit të tij barazimin dhe për të lënë Trepçën vendase pa fitore!

Ka qenë jugafrikani Kamohelo Hoala që ka shënuar për epërsinë e mitrovicasve në pjesë të parë. Por, ekipi i drejtuar nga Emin Baliqi nuk ka arritur të sigurojë fitoren gjatë ndeshjes dhe në një sulm të vonshëm të mysafirëve, kanë mbetur pa fitore, për përfundimtaren: Trepça - Istogu 1-1 [Kamohelu Hoala 43’ - Enis Miranaj 90’].

Barazimi bën që Trepça të mosarrijë vendin e dytë, e të mbyllë xhiron e gjashtë në pozitë të katërt me 11 pikë nga gjashtë ndeshje të luajtura, kurse Istogu me pikën e fituar, arrin në katër pikë, duke e marrë barazimin e parë të stinorit dhe mbyll xhiron e gjashtë në pozitë të nëntë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë