Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA FITON DERBIN

Vushtrria fiton derbin ndaj Dinamos, të cilëve ia shkakton humbjen e parë të stinorit

Foto: FCVushtrria/ D. Neziri/ fb

Vushtrria fiton derbin ndaj Dinamos, të cilëve ia shkakton humbjen e parë të stinorit


25 September, 2024 @22:46

Dinamoja e Burim Qerkinit ka pësuar humbjen e parë sezonale sot. Ekipi ferizajas që në stinorin e kaluar arriti deri në barazh për Superligë nga Liga e Parë - Grupi A, është mposhtur pas gjashtë xhirove në Ligën e Parë - Grupi B ku garon këtë stinor, pasi që nuk ka arritur t’i bëjë ballë ekipit vendas.

Vushtrria e drejtuar nga Armend Dallku dhe e përkrahur nga publiku në “Ferki Aliu” ka shënuar fitore 2-0 me nga një gol për pjesë, për të siguruar tre pikësh të rëndësishëm në derbi dhe në atë që duket luftë për pozitën e dytë në këtë grup të Ligës së Parë.

Ka qenë sulmuesi Urim Statovci që ka shënuar golin e parë për vushtrriasit, ndërsa në pjesë të dytë ndeshjen e vulosi Daut Maxhuni për përfundimtaren: Vushtrria - Dinamo 2-0 [Urim Statovci 10’, Daut Maxhuni 67’].

Me këtë fitore, Vushtrria është barazuar me pikë me Dinamon, ndërsa ekipet mbesin në pozitat ku kanë qenë në tabelë dhe renditjen aktualisht ua përcakton goldallimi. Vushtrria është e treta me 13 pikë nga 6 ndeshje, ndërsa Dinamo e dyta me pikë të njëjta.

TABELA AKTUALE & REZULTATET


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë